Gjermani me prejardhje iraniane i cili mbrëmë në Munih i vranë nëntë persona dhe plagosi 27 të tjerë, ka kryer vetëvrasje para syve të policëve, ka njoftuar policia e Munihut.
Siç thuhet, sulmuesi 18 vjeçar, mbrëmë rreth orës 20.30 ishte takuar me një ekip policor.
Kur policia i janë drejtuar atij, ai ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë në vetën e tij. Më herët, policia njoftoi se sulmuesi është vrarë dhe se trupi i tij është gjendur rreth një kilometër nga qendra tregtare “Olympia”.
Policia gjithashtu ka njoftuar se pse i ka paralajmëruar qytetarët, edhe pse sulmuesi ishte i vdekur.
Kishte indikacione se ekzistonin edhe sulmues tjerë dhe derisa janë verifikuar këto informacione, ekzistonte gjendja e jashtëzakonshme.





















