• Latest
  • Trending
  • All

Sulmi më i madh terrorist në historinë amerikane/ Përkujtimi i ’11 shtatorit’ në kohë pandemie

11/09/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Sulmi më i madh terrorist në historinë amerikane/ Përkujtimi i ’11 shtatorit’ në kohë pandemie

11/09/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Qyteti i Nju Jorkut do të zhvillojë ceremoninë vjetore të përkujtimit të gati 3,000 personave, që kanë vdekur si pasojë e sulmit më të madh terrorist në historinë amerikane, përmes një minutë heshtjeje në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës kanë sulmuar me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ndërkohë që krimi po rritet, dyqanet dhe apartamentet po zbrazen dhe njerëzit e pastrehë shihen rrugëve, Nju Jorku të premten do të shënojë 19-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ndërkohë që përballet me pandeminë me koronavirus dhe me mospajtime me Shtëpinë e Bardhë. Në vend të mbajtjes së fjalimeve për të vdekurit, familjet e viktimave kanë incizuar veten paraprakisht. Thirrjet e tyre do të prezantohen në “nivelin zero” të memorialit.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Muzeu që nderon viktimat do të hapet për herë të parë prej kur koronavirusi ka bllokuar qytetin në muajin mars.

Pothuajse dy dekada pas sulmeve, 11 shtatori vazhdon të mbetet sinonim i heroizmit dhe qëndrueshmërisë së Nju Jorkut.

Liderët e qytetit kanë vënë në pah këtë të fundit edhe në muajt e kaluar, pasi shkalla e infektimit me koronavirus – që ka lënë të vdekur 23,000 persona në këtë qytet, njëherësh epiqendrën e hershme të këtij virusi në Shtetet e Bashkuara – është ulur në gati nën 1 për qind.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë të martën se qëndrueshmëria e banorëve të Nju Jorkut pritet të testohet sërish nga efektet sociale dhe ekonomike të pandemisë me koronavirus.

Zyra bosh deri më 2021?

Gale Brewer, presidente e rrethit të Manhattan , ka thënë se ishulli i njohur për energjinë e tij, tani përballet me një varg problemesh.

Disa prej tyre janë drejtpërdrejt të lidhura me pandeminë: pothuajse të gjithë punëtorët me këmisha të bardha, sikurse punëtorët e bankave, tregtarët dhe punëtorët e sigurimeve shëndetësore, kanë punuar nga shtëpitë prej muajit mars. Kjo gjë ka ndikuar në zbrazje të Manhattan, duke lënë mijëra dyqane dhe restorante të vogla pa konsumatorë.

Boris Tulchinskiy, inxhiner, 26-vjeçar, ka thënë se i mungon Manhattan, mirëpo beson se “do të vazhdojë të punojë nga shtëpia”, në Nju Xhersi, deri në korrik të vitit 2021.

Nëse më shumë se 60 milionë turistë, që kanë vizituar Nju Jorkun çdo vit, kanë ikur, njëjtë ka ndodhur edhe me vetë banorët e Nju Jorkut, mijëra prej të cilëve kanë lënë qytetin.

Të paktën 35,000 persona janë larguar nga Manhattan, bazuar në kërkesat për votim përmes postës në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor, ka thënë Brewer.

Shumë biznese tani janë mbyllur: në mes të vitit 2017 deri më 2020, numri i hapësirave të lira komerciale pothuajse është dyfishuar, mbi 78 për qind, ka thënë ajo.

Personat e pastrehë tani janë më të dukshëm për shkak të mbylljes së shumë strehimoreve për shkaqe shëndetësore, dhe transferimit të gati 31,000 personave në hotele të zbrazëta të Manhattan.

Rritja e dhunës në familje dhe e të shtënave me armë zjarri – mbi 47 për qind dhe 166 për qind në muajin gusht, në krahasim me vitin paraprak – është një prej aspekte kyçe të krizës me të cilën po përballet ky qytet.

E përditshmja amerikane, New York Times ka raportuar që edhe pse shifrat e dhunës janë shumë më të vogla sesa ato të viteve 1970/80, Nju Jorku, që dikur është krenuar se është një prej qyteteve më të sigurta, tani është kthyer në nivelet e vitit 2012 sa i përket krimit.

Trump synon “të vrasë Nju Jorkun”

“Nuk mund t’ju tregoj se sa telefonata pranoj nga njerëzit, sidomos për qytetin e Nju Jorkut, të cilët janë tejet të shqetësuar për degradimin e këtij qyteti”, ka thënë guvernatori Cuomo, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Edhe pse ky qytet tregon shenja të ringjalljes – që përfshijnë hapjen e muzeve në fund të muajit gusht, dhe hapjen e restoranteve në ambiente të jashtme –normalizimi i plotë mund të marrë tre vjet, ka thënë Brewer, duke cituar shifrat e agjentëve të shitjes.

Në të njëjtën kohë, dhe më pak se dy muaj nga gara zyrtare për president të SHBA-së, kriza është kthyer në fokus të mospajtimeve me presidentin republikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, që ka lindur në Nju Jork, dhe ka bërë emër me kompanitë e tij atje, insiston se rritja e krimit në bastionin e demokratëve ka të bëjë me mungesën e kompetencës së liderëve në këtë vend.

Të martën ai ka akuzuar sërish kryetarin dhe guvernatorin e këtij shteti për “shkatërrim” të qytetit.

Zyrtarët e Nju Jorkut në anën tjetër janë kritikuar Trumpin që ka refuzuar të miratojë dhënien e fondeve federale për t’i ndihmuar qytetit në ditët më të rënda.

“Trump është duke tentuar ta vrasë qytetin e Nju Jorkut. Është personale. Mendoj se është psikologjike”, ka thënë Cuomo.

“Ai po tenton të vrasë qytetin e Nju Jorkut”./REL

Previous Post

Ndizen tensionet/ Turqia reagon ndaj Macron: Je i paaftë, nëse guxon të veprosh do të marrësh përgjigjen e duhur

Next Post

Roli i Dardanisë në Antikitet dhe Mesjetë dhe falsifikimet e historiografisë serbe – Nga Jusuf Buxhovi

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Roli i Dardanisë në Antikitet dhe Mesjetë dhe falsifikimet e historiografisë serbe - Nga Jusuf Buxhovi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.