Mësohet se agresori qëlloi dy policët, të cilët për fat të mirë ishin pajisur me jelekë antiplumb, ndërsa tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Një muaj më parë, një polic belg qëlloi për vdekje një algjerian, i cili plagosi dy efektive femra në qytetin Sharlerua, në jug të Brukselit.