Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një qytetar të Suharekës, pasi i njëjti ka bashkëshorten.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej, në raportin 24 orësh njoftohet edhe për arrestimin e një qytetari të Gjakovës, pasi ka sulmuar gruan dhe vajzën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat si dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet raportin e Policisë.






















