Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Rr. Pandeli Sotiri në Vushtrri është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti për arsye të pa njohura ka sulmuar me një mjet të prehtë- kaçavidë , viktimën mashkull K-Shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar si ‘lëndim i rënd trupor’.






















