Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, tha se “qëllimi i këtij takimi vjetor është që të ketë një dialog të hapur dhe të besueshëm mbi arritjet dhe rezultatet e bashkëpunimit për reformë ndërmjet vendeve tona, por edhe të sfidave gjatë bashkëpunit si për Suedinë ashtu edhe për Kosovën. Suedia është e kënaqur në përgjithësi me bashkëpunimin për reformën dhe sinqeritetin për dialog nga ana e Kosovës, edhepse janë shumë sfida me të cilat ballafaqohet Kosova.”
Gjatë takimit, delegacionet e udhëhequra nga Ahmetaj dhe Nilsson shqyrtuan progresin në zbatimin e përkrahjes Suedeze për periudhën nga 2014-2020, në vlerë prej 8-10 milionë euro në vit. Delegacionet konfirmuan se ndihma është duke u zbatuar siç është planifikuar, aktualisht me 25 programe dhe projekte.






















