Fotoja është raportuar në polici në mars të këtij viti derisa personat në fjalë u hetuan për nxitje të urrejtjes racore, teksa i dyshuari mashkull me origjinë nga Siria kishte mohuar akuzat.
Avokati i tij Bjorn Nilsson, ka thënë se ai nuk është një mbështetës i ISIS dhe se flamuri ka qenë përdorur si një simbol i Islamit për qindra vjet por që është abuzuar nga ISIS.
Ndërkaq duke iu referuar këtyre akuzave, Prokurori Gisela Sjovall, ka marr vendim që të mos ndjek penalisht këtë rast, duke thënë se çështja është nëse flamuri i ISIS mund të konsiderohet symbol i urrejtjes në të njëjtën mënyrë dhe nazistët mund të konsiderohen një nxitje e urrejtjes racore, shkruan Independent.























