“Prindërit tanë kur kemi qenë nxënës nuk e ka dit që ku jemi shpesh kemi marr edhe flakaresha nga prindërit që nuk e kanë dit se ku jemi. Ora e mençur nuk lejon që fëmijët të marrin shuplaka pasi që ora ka efekt që të ofroj informata dhe prindërit të jenë në dijeni se ku i kanë fëmijët e tyre”, ka thënë Mustafa.
Drejtori i ASK-së është shprehur se fal teknologjisë, prindërit e dinë se ku i kanë fëmijët.
“Në fakt ne jemi shumë të lumtur si shkollë, si prind pasi që është kushti i parë që një fëmijë të rritet i sigurt. Është mirë që fal teknologjisë ne e dimë ku i kemi fëmijët tanë. Nxënësit tanë i din karakteristikat dhe ne do t’i pajisim të gjithë nxënësit me ora”, tha drejtori.
Mensur Safqiu tha se Stupcat i duan fëmijët shumë dhe ora është mundësi e mirë për t’i pasur prindërit afër.
“Ju e keni mundësi mi kontrollua edhe ju prindërit tuaj. Për çfarëdo emergjence ju mund t’i kontaktoni ata”, u shpreh Safqiu.
Vedati tha se edhe atij ia ka vendos orën babai.
“Fëmijët tanë kanë me qenë të sigurt me këtë orë dhe s’ka me guxua me ju nguc askush”, u shpreh Vedati.
Ndërkaq Osmani deklaroi se edhe fëmijët e tij do të pajisen me këtë orë.



























