Studentët do të protestojnë sërish sot përpara ndërtesës së qeverisë.
Plenumit Studentor për herë të parë i është bashkëngjitur edhe Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH).
“Të mos lejojmë që ky monolog i Qeverisë të vazhdojë. Studentë, ta kthejmë arsimim në duart tona, ky është momenti ku duhet të shprehim revoltën tonë, jo vetëm kundër reformave joadekuate, por edhe për atë që shteti jonë pa fije turpi na injoron,na përqesh me arrogancë dhe na rrethon. Protesta të kaloj si dy të fundit, pa simbole kombëtare dhe fetare”, tha Goran Tanevski nga PlenumiStudentor.
Nga Plenumi Studentor kanë thënë se vendimi që studentët të grumbullohen përpara godinës së Qeverisë u mor për shkak të kohës së limituar që kanë patur në dispozicion.
Pavarësisht protestave të studentëve, Ministria e Arsimit dhe Qeveria mbajnë qëndrimin e prerë se testimi shtetëror është i nevojshëm.















