Kundër reformës të arsimit të lartë, ka bërë së bashku studentët që të ngrenin zërin në një protestë, ku nuk kanë munguar edhe incidentet me policinë private.
Më konkretisht, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur një protestë pranë godinës ku bëjne mësim, për të kundërshtuar reformën e arsimit të lartë si dhe trajtimin e diferencuar që i’u bëhet të transferuarve nga privati në shtetëror.
Ashtu sikundër dhe shihet qartë në video-n në fjalë, studentët përleshen me policinë private për të hyrë në godinën e fakultetit. Referuar kërkesës së dytë, prej kohësh studentët kanë ngritur shqetësimin e tyre, duke e bërë publik në media. Ata ende orvaten duke kërkuar të drejtat e tyre, e ndërsa zgjidhja duket si një mision i pamundur.















