Sipas Stojanoviq, nuk janë të gjithë serbët kriminelë, ndërsa ata që kanë kryer krime kanë emër e mbiemër.
Zëvendëskryeministri ka deklaruar se shumica e banorëve të Mushtishtit janë për kthimin e fqinjëve të tyre. Ai shtoi se kundër kthimit janë disa banorë të cilët kanë ndërtuar shtëpi në tokat e serbëve dhe që shfrytëzojnë arat e tyre.





















