“Pra, kur ne shohim një veprim konkret dhe vullnet të qartë për të filluar procesin e formimit të Komunave me Shumicë Serbe ashtu siç është rënë dakord, pa improvizime dhe trillime, atëherë do të kthehemi në institucione deh do të punojmë”, ka thënë Stojanoviq.
Stojanoviq shtoi se serbët veç janë të pranishëm në institucione në administratë dhe ata vazhdojnë punën e tyre në projekte të reja, porse punën politike do të vazhdojnë ta bojkotojnë derisa të shihet gatishmëria për fillimin e formimit të Asociacionit.






















