• Latest
  • Trending
  • All

Stipçeviç shpëtoi thesarin e kulturës shqiptare

19/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Stipçeviç shpëtoi thesarin e kulturës shqiptare

19/12/2015
in Aktualitet, Kulture, Lajme

Nga Prof. Dr. Mark Tirta

Prof. A. Stipçeviç, i njohur si studiues i shquar i historisë së Ilirëve, si studiues i të dhënave arkeologjike të këtij populli të lashtësisë, nga i kanë rrënjët e prejardhjes Arbërit e Mesjetës e në vazhdimësi dhe shqiptarët e kohës së re e të sotme; është marrë dhe me kërkime shkencore e kulturore në fusha të tjera të dijes, jo të largëta nga e para. Është autor manualesh bibliografike në fushë të arkeologjisë, duke qenë se ka punuar në biblioteka të mëdha e shumë të njohura, madje dhe si përgjegjës në departamente të caktuara, ose dhe si drejtor biblioteke. Ka shkruar libra shkencorë me shumë vlerë, si “Historia e librit”, “Çensori i përsosur”, “Doracaku për rregullimin e diskotekave” e kështu me radhë. Pra, sipas vendit e fushës ku ka punuar, është marrë dhe me studime e botime të caktuara.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Kuptohet, fusha kryesore e studimeve të tij ka qenë arkeologjia e në përgjithësi historia e lashtë. Në arkeologji ka kryer studimet e larta e ka bërë specializime pasuniversitare, pra dhe veprat e tij kryesore e jo të pakta, janë nga arkeologjia, historia, jeta e simbolet e kultit ndër Ilirë; bashkë me jetën e Ilirëve janë përfshirë dhe besimet e mitologjia e këtij populli. Librat për Ilirët janë të shumtë e me mjaft vlera e për to çdo gjë është e qartë.

Duke qenë se ka lindur në Zarë të Dalmacisë (më 1930) (arbëneshë të Zarës) dhe aty ka kaluar dhe fëmijërinë e rininë, me shumë përkushtim ka shkruar për Zarën, për arbëneshin e këtij vendi ku jeton prej gati 300 vjetësh kjo bashkësi arbënore me banorë të ardhur nga fshatra jo larg nga Liqeni i Shkodrës, pra të përfshirë në rrethinë të Shkodrës e që ikën prej këtej në vitet 1726-‘33, për të shpëtuar nga persekutimet e pushtuesve Osmanë.

Z. Stipçeviç edhe më parë ka shkruar jo pak për historinë e Zarës, për monumentet historike ku u vendosën e jetuan për qindra vite këta arbëneshë; ka shkruar dhe më parë për doke e tradita të tyre, për lidhjet e tyre me vendin e prejardhjes e ruajtjen e veçorive të tyre etnike arbërore, ashtu si kanë ruajtur dhe emrin që e morën me vete prej këtej, nga dheu i stërgjyshërve, që kur u larguan.

Këto vitet e fundit vërejtëm e shfletuam librin me shumë vlera, botuar tre vite më parë nga ky dijetar: “Kultura tradicionale e Arbëneshëve të Zarës”. Është një botim krejt i veçantë që zbërthen me saktësi shkencore atë etnokulturë që kjo bashkësi e Arbëneshëve e ruajti dhe e zhvilloi ndër shekuj, si identitet i dheut nga i cili ka qenë larguar nga tragjeditë tronditëse të atyre kohëve.

Për arbëneshët e Zarës, për historinë, jetën e etnokulturën e tyre kanë shkruar disa udhëtarë të huaj që erdhën kalimthi në këtë bashkësi arbënore, ose dhe njerëz të tjerë vendës (në arbënesh), po ata shkruan përciptas e pa u thelluar në dukuri të ndryshme, ku shumë prej tyre, si etnokulturë as që u ranë në sy. Ata kanë shkruar tepër shkurt e pa bërë zbërthime shkencore e gjithëpërfshirëse.

Në rrugë shkencore, krejt ndryshe, bëri kërkime A. Stipçeviç, duke gjurmuar çdo dukuri të jetës e të trashëgimive kulturore të hershme. Me këto synime, për të njohur sa më në thellësi të vërtetat e ndryshme, bëri eksplorime për njohje gjithandej; mori të dhëna për tradita të hershme nga shumë pleq e plaka të këtij vendi. Shfrytëzoi të dhëna nga folklori. Gjurmoi për shumë të dhëna në arkiva të ndryshme, ndër libra, në shkrime të eksploruesve të ndryshëm që bënë kërkime në arbënesh të Zarës.

Autorit i është dashur një punë e bërë me shumë përkushtim e me shumë mundime marramendëse. Është thelluar në anë teorike e historike që dhe të dhënat e marra nga burime të ndryshme, të vlerësohen me vështrime kritike. Në jo pak raste, A. Stipçeviç e thekson se disa dukuri është e vështirë të zbërthehen deri në rrënjët e tyre të para 2-3 shekujve, ose se cila është zanafilla e elementëve të ndryshëm etnikë. Arbëneshët jetuan për shekuj në tokën kroate, të lidhur në anë ekonomike, shoqërore, kulturore me Kroatët. Kur në Zarë sundoi Venediku, ose për jo shumë kohë qenë nën pushtetin e Austro-Hungarisë, me këta popuj patën detyrimisht lidhje ekonomike, administrative, kulturore, në sistemin arsimor. Deri në 10 vjetshin e fundit të shek. XIX nuk kanë pasur as edhe një lidhje, as edhe një komunikim me dheun e të parëve të tyre, me vendin e shqiptarëve.

Të tërë këta faktorë që u përmendën më lart, kanë qenë shkaqe që të marrin dukuri të ndryshme etnokulturore nga të tjerët. Ndikimi i këtyre popujve, i këtyre pushteteve nga vareshin vjen dhe nga fakti se ata kanë qenë dhe vende qartësisht të qytetëruara për kohën.

Por, nga ana tjetër, me gjithë ndikimet që ua detyronin kushtet e vendit e të kohës, abëneshët e Zarës, për gati 3 shekuj e ruajtën mëvetësinë etnike shqiptare në gjuhë, në doke e tradita, në lidhjet shoqërore me dheun prej nga ishin larguar. Këto vlera etnokulturore e etnike shqiptare i sqaron më së miri dhe ky dijetar arbënesh. Edhe ato që u dhanë më parë në këtë libër sqarohen më së miri e në rrugë shkencore nga ky dijetar i arbëneshit të Zarës.

Libri në fjalë, përveç parathënies dhe një hyrjeje të gjatë, ndahet, sipas problematikave në tre pjesë: në të parën flitet për jetë e doke në familje, në fqinjësi dhe në tërë bashkësinë e arbëneshëve. Në të dytën janë dhënë besime, rite, mite, qenie mitike ndër arbëneshë. Në të tretën jepen dëshmi folklorike: këngë popullore, tregime legjendare, anektoda, fjalë të urta nga populli, të ruajtura në shekuj, marrë nga dheu mëmë.

Ata që jetojnë brenda trojeve të arbëneshit e kanë ruajtur të folmen, me theksim ashtu si e ka vendi prej nga kanë ardhur, fshatra të Shkodrës: Shestan, Brisk, Larje, edhe pse ka hyrë ndonjë fjalë a shprehje nga popullsia pranë së cilës kanë bashkëjetuar. Natyrisht, lidhjet ekonomike e shoqërore kanë bërë të vetën.

Ruajnë me shumë përkushtim e të shprehur me krenari emrin “arbënesh” e vendbanimin “Arbëni”. Kanë ruajtur dhe mbiemrat e tyre, në një masë të madhe, sipas vendit prej nga e kanë prejardhjen.

Në të dhënat e autorit vërehet se kanë ndryshuar marrëdhëniet në jetën familjare, si marrëdhëniet në çift, martesat, si një përparim qytetërimi, me marrje dhe nga popujt me të cilët kanë bashkëjetuar në marrëdhënie ekonomike e shoqërore.

Arbëneshët, njerëz me temperament hijerëndë, krenarë dhe tepër fisnikë

Nga ana tjetër kanë ruajtur në përdorim shumë tradita të mira që i veçojnë si shqiptarë, si lidhje me traditat e dheut mëmë nga i cili u larguan shumë kohë më parë. Kanë pasur në përdorim, sidomos deri pas Luftës së Dytë Botërore: veshje ose së paku elementë të veçantë të veshjeve të krahinës prej nga kanë pasur origjinën, traditën e ndihmës së ndërsjellë, në vuajtje, nevojë, lindje, martesa, vdekje, por edhe në mënyrën e gatimit të bukës, duke miellzuar drithin me anë të mokrës me gurë të poshtëm konkav e me gurin shtypës në formë vezoreje. Më së voni u fut dhe mokra me gurë të rrafshët e ku gruri a misri miellzoheshin me rrotullim.

Në porta a oxhakë të shtëpive, në disa raste vëren simbole që i njëjtësojnë me dheun e tyre të prejardhjes së stërgjyshërve të tyre, si identitet i dheut të Arbërisë në Mesjetë e në Kohë të Re.

Qytetërimi i sotëm i arbëneshëve, me një ndryshimesh tepër të shpejtë, marramendës, me komunikim flakërues që na ka prurë zhvillimi i sotëm evropian e botëror, e ka bërë të vështirë që të saktësohen shumë dukuri të etnokulturës, të trashëguar për shumë e shumë shekuj. Po, nga ana tjetër, kujtesa popullore e pleqve dhe e plakave, të dhënat e shkruara, të botuara a të ruajtura në arkiva, na sqarojnë jo pak gjëra, na i saktësojnë për aq sa është e mundur. Sot koha ka prurë shumë gjëra të reja.

Sipas burimeve ku mbështetet A. Stipçeviç, arbëneshët ishin njerëz me temperament hijerëndë, krenarë, por ishin dhe tepër fisnikë: fjalën e dhënë, besën, qëndrimin burrëror, mikpritjen, ndihmën për nevojtarët, punët ndihmëse të ndërsjella, ishin veçori shpirtërore e veprimeve të tyre të patjetërsueshme. Dashuria për armët e paraqitja me to në krah e në brez, ishte identiteti i burrërisë së tyre, i paraqitjes së tyre si arbëneshë, si shqiptarë, si njerëz të panënshtruar nga pushtuesit, nga përdhunuesit.

Dukuri e virgjëreshave, siç ka qenë në malësitë tona shqiptare, ka qenë e pranishme dhe ndër arbëneshë.

Sjellja ndaj të moshuarve, pleq a plaka, dashuria e respekti për ta e për mësimet për punë e për sjellje në familje e në shoqëri, ishin shumë të vlerësuara e në veprim në këto bashkësi arbëneshe. Organizimi ekonomik e shoqëror në familje e në bashkësi vendore, ato më të hershmet, ishin ashtu siç kanë qenë në malësitë shqiptare në përgjithësi e këto nuk mund të rreshtohen e të qartësohen të tëra, nga që janë të shumta e të ndërthurura: e vjetra me të renë.

Të tërheq vëmendjen dukuria e së drejtës dokesore ndër arbëneshë që në një farë mënyre, në të kaluarën bënte shërbime të organizimit shoqëror në bashkëjetesë të këtyre njerëzve. Me drejtimin e urdhërimet e proveditorit të Venedikut, çdo 4 vjet zgjidhej e drejtonte një kryeplak në bashkësinë e arbëneshëve ku funksiononin dhe doke popullore vendëse, po dhe në bindje të pushtetit e të ligjeve që ishin në veprim në Zarë. Shumë probleme të brendshme arbëneshët i zgjidhnin sipas dokeve të tyre, por dhe duke iu nënshtruar dhe ligjeve shtetërore. Ndihma në punë për njëri-tjetrin (upria) ka qenë gjithnjë në veprim deri tani së voni.

Ritet popullore, të njëjta me ato të Malësive të Veriut në Shqipëri

Festat e ritet popullore të vitit kanë qenë deri vonë të thuash se të njëjta me ato të Malësive të Veriut në Shqipëri.

Besimet popullore e ritet me zanafillë pagane, po të ndërthurura me dukuri të besimeve krishtere, edhe pse me ndonjë ndryshim emri, në pjesën më të madhe të tyre, i vërejmë si të përafërta ose dhe krejt të njëjta me ato të Malësive të Veriut.

Në këtë libër na dëshmohet se besimet e ritet e ndryshme për lindjen e fëmijëve, për martesën, për vdekjen, për shpirtin e të vdekurit, shenjat e paralajmërimit të vdekjes, vajtimet në vdekje e me radhë, na dëshmohen të njëjta në përgjithësi, sepse: ashtu si dhe në gjuhë: ka shqipe të përbashkët, ka dialekte, po dhe të folme krahinore. Këto dallime të vogla janë krejt të natyrshme.

Besimet e ritet lidhur me objekte të ndryshme, në kuptime e veprime kultike si: buka, zjarri, vatra, qeni, macja, shtriga, mësyshi, amuletet (talismanët), totemizmi, tabutë, simbolet e vezëve, numrat kultikë, mbrojtja nga e keqja (nga moti i keq – rrufeja), mallkimet e me radhë, janë të thuash se të përafërta a të njëjta me të njëjtat dukuri besimesh e ritesh të malësive të Shqipërisë. E njëjta gjë vërehet te kulti i gjarprit, i ujit, i maces, tek Ora, te Zana, Kuçedra, Dragoi e me radhë.

Në këngët e tregimet legjendare vërehen veçori artistike shqiptare, po dhe simbole, dukuri mitike e të besimit si në vise të ndryshme malore në Shqipëri.

Z. Stipçeviç ka bërë një punë të jashtëzakonshme në mbledhjen e dëshmive, në klasifikimin e sistemim të librit, veprimtari shkencore që ka dashur kohë të shumtë e mundime të mëdha. Zbërthimi i kuptimeve, i simbolikave, i ndryshimësive të dukurive të veçanta dëshmon për një punë të madhe të tij, për dije në kërkime shkencore. Këto shfaqje të etnokulturës shqiptare tek arbëneshët e Zarës, nuk i ka marrë si dukuri të shkëputura nga njëra-tjetra, po në gjithanshmëri, ku njëra shpjegon tjetrën. I ka marrë në lidhje të ngushtë historike e sociale.

Në këto përsiatje nuk ka vetëm përshkrim, po në një masë të madhe, zbërthime të thella shkencore. Këto flasin shumë për ruajtjen e identitetit, si shqiptarë: arbëneshë të Zarës, qëndresë e fuqishme e etnike. Dijetari A. Stipçeviç ka shpëtuar nga zhdukja një thesar të madh të etnokulturës arbënore-shqiptare.

Previous Post

Diskriminimi i gjuhës shqipe, një mentalitet i vjetër ballkanik

Next Post

Armëtarët elbasanas, nami që kishin nga India në Amerikë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Armëtarët elbasanas, nami që kishin nga India në Amerikë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.