Shefi i klubit të deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvendin e Serbisë BorislavStefanovic është shprehur se në rajon duhet të krijohet një bashkësi politike e përbashkët, me qëllim që shtetet ta kenë më të lehtë të përballen me vështirësitë dhe të hyjnë në lehtë në BE.
Stefanoviç theksoi se shtetet pjesëmarrëse në konfederatë duhet të jenë Serbia,Kosova, Bosnia dhe Herzegovina, Maqedonia dhe ndoshta edhe Mali i Zi.
“Bashkësinë e re politike të Ballkanit perëndimor do të duhej ta përbëjnë Serbia,Kosova, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia, e ndoshta edhe Mali i Zi. Kjo do të ishte konfederatë e bashkësive me organe miniature të përbashkëta për marrëdhënie me Brukselin”, tha Stefanoviç në konferencën “Bota në 2015” në Beograd.
Sipas tij, ky projekt veç tjerash do të garantonte sovranitetin e Bosnjes dhe nuk do të cënonte sovranitetin e asnjë shteti.
















