Ai nuk ka qartësuar shumë në lidhje me projektin, por ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë projekt klasik i sektorit minerarë, ku nxirren xehet nga burrat e fuqishëm në thellësi të nëntokës, por një projekt modernë ku vendet e shumta të punës do të jenë për të rinjtë, femra dhe meshkuj.
“Është një nga projektet më strategjik me shumë risi që përfshinë të rinjtë, femrat dhe meshkuj, në një sektor ku shpresat dukeshin të humbura deri para ca kohësh”, ka paralajmëruar Stavileci, shkruan ORAinfo Sipas tij, ky projekt që së shpejti do të bëhet publik, do të ketë shumë risi për komunitetin në aspektet mjedisore e sociale.
“Pas zgjidhjeve të qëndrueshme për energjinë e ujin, prioritizimit të TIK-ut, po hapim edhe epokën e re minerare. Me këto kthehet shpresa dhe ushqehet e ardhmja”, thotë Stavileci. Ai nuk dëshiron të japë detaje më shumë lidhur me projektin dhe numrin e vendeve të reja të punës, megjithatë premton se do të na mbajë të informuar për ecurinë e këtij projekti kapital e strategjik minerarare.























