Zëvendëskryeministri maqedonasi ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Shqipërisërisë
Zëvendëskryeministri maqedonas, përgjegjës për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit Edi Rama me rastin e marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE të Republikës së Shqipërisë.
“Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht për marrjen e statusit Kandidat të Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin dhe popullin shqiptar, sepse ky vendim është një vërtetim i qartë se puna dhe përkushtimi juaj kanë qenë më se të suksesshme. Më lejoni të shpreh besimin tim se bashkëpunimi jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të thellohet në mbështetje të ndërsjellë për interesin tonë të përbashkët, anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duke mirëpritur bashkëpunimin tonë të ardhshëm ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë dhe urime në drejtim të dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian”, thuhet në urimin e zotit Besimi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














