“KEDS njofton se gjatë këtyre ditëve në Drenas dhe disa fshatra rreth tij, duke përfshirë edhe Parkun e Biznesit është duke bërë investime/revizionim të rrjetit. Intervenimet po bëhen për të siguruar energji më stabile kur po hyjmë në periudhën e dimrit. Nga këto intervenime pritet që të ketë shërbime stabile dhe të sigurta, të ketë numër më të vogël të prishjeve. Ky investim nënkupton edhe krijimin e një linje alternative shtesë për furnizim që do ta rris edhe më tepër kualitetin e shërbimeve dhe sigurninë e furnizimit si për Drenasin me fshatrat përreth, ashtu edhe për Parkun e Biznesit, kur dihet rëndësia e tij dhe e afarizmit të bizneseve të alokuara aty”, thuhet në komunikatë.
KEDS kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve dhe mirëkuptimin e tyre për furnizimin jo të rregullt gjatë kësaj kohe duke i siguruar se po bën më të mirën të mundshme që të sigurojë për ta shërbime sa më kualitative.
Gjatë ditëve të fundit në komunën e Drenasit ka pasur ndërprerje të shpeshta dhe të shumta të energjisë elektrike.






















