Këshilltari ligjor i kryeministrit të vendit, Besnik Berisha, ka thënë për “Zërin” se çështja e bojkotit të Listës Serbe është më shumë politike sesa juridike. Ndërsa vendimin për bojkot e ka gjykuar si një vendim të ngutshëm dhe të panevojshëm pasi, sipas tij, largimi i përkohshëm i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës rezulton të jetë edhe në dëm të interesave të popullatës që ata përfaqësojnë.
Berisha ka thënë se në këndvështrimin juridik, instituti i ngrirjes së pozitës në organet ekzekutive apo legjislative me arsyetimin për papajtueshmëri me vendimet e marra nga shumica nuk ekziston. Ai më tej ka thënë se mund të bëhet zëvendësimi.





















