• Latest
  • Trending
  • All

Srebrenica, një gur në qafën e Edi Ramës – Nga Enver Bytyçi

13/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Srebrenica, një gur në qafën e Edi Ramës – Nga Enver Bytyçi

13/05/2022
in Aktualitet

Enver Bytyçi

Parlamenti shqiptar, saktësisht mazhoranca e komanduar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, hodhi poshtë një rezolutë të sponsorizuar nga opozita e Sali Berishës për të dënuar masakrën e Srebrenicës dhe për ta cilësuar atë si gjenocid. Kjo masakër është njohur si e tillë nga dhjetëra parlamente të vendeve europianë, por edhe në rajon. Ajo është cilësuar si gjenocid me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi. Por Edi Rama refuzoi ta pranojë këtë fakt. Refuzoi që masakrimi i mbi 8000 muslimanëve në harkun kohor të 48 orëve në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të quhej gjenocid.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Jo rastësisht ky qëndrim antihuman dhe pro dhunës e krimeve serbe i Edi Ramës u shpreh vetëm pak orë pasi ai darkoi me shumë entusiazëm në Bruksel në krah të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesit të Presidencës boshnjake, liderit të serbëve të Bosnjës, Dodik. Vuçiç dhe Dodik e kanë refuzuar sistematikisht dënimin e kësaj masakre. Të njëjtën gjë bëri sot Edi Rama dhe mazhoranca e tij parlamentare. Madje kjo mazhorancë e çmendur nuk reshti të sulmojë opozitën dhe liderin e saj Berisha me akuza përtej kërkesës për të dënuar masakrën e Srebrenicës.

Nga diskutimet dhe debati në sallën e parlamentit doli shumë qartë se kreu i mazhorancës, si dhe sejmenët e tij në sallën e parlamentit janë më agresivë dhe urrejnë më shumë opozitën në Shqipëri, se krimet serbe në Bosnjë, në Kosovë dhe në Kroaci. Ata ishin të gatshëm të dënonin çdo opozitar dhe kreun e opozitarëve, por jo edhe krimet e Aleksandër Vuçiç e të Milorad Dodik kundër muslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë e sidomos në Srebrenicë dhe Sarajevë, ku kanë humbur jetën rreth 25 mijë njerëz të pafajshëm.  

Duke mbrojtur masakrën serbe në Srebrenicë Edi Rama praktikisht mori në mbrojtje kriminelët e luftës, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, dy përgjegjësit kryesorë të këtij gjenocidi, të dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës. Për kryeministrin shqiptar masakrat dhe krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Ballkan, përfshirë edhe ato në Kosovë, janë thjesht një “rrëmujë” e rastit dhe e kryeneçësisë së një individi, Sllobodan Milosheviçit, por jo edhe akte çnjerëzorë të krahasueshëm me gjenocidin e nazizmit.

Në fakt Edi Rama po mbron me stoicizëm mikun dhe vëllain e tij, president të Serbisë, i cili është një nga autorët dhe frymëzuesit kryesorë të këtyre masakrave. Në kohën kur ndodhi Srebrenica Vuçiç deklarohej se “serbët do të vrasin 100 muslimanë për një serb që ata mund të vrisnin”. Eshtë e mjaftueshme kjo deklaratë e kreut të sotëm të shtetit serb, që ai të ishte para një toge gjyqtarësh ndërkombëtarë për t’u përgjigjur për krime kundër njerëzimit. Dhe pikërisht për këtë arsye kreu i ekzekutivit të Shqipërisë nxiton t’i bëjë parapritë akuzave kundër shefit të shtetit serb.

Ndërkaq duhet thënë se nga një parlament i populluar me trafikantë, hajdutë dhe kriminelë në fushën e pastrimit të parave nuk pritej diçka ndryshe. Ky parlament me përfaqësues të shumtë të organizatës kriminale në pushtet, nuk mund të votojë dënimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit. Vota e Edi Ramës, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, e të njëjtëve të tjerë në atë sallë nuk pritet të shkojë në favor të viktimave të krimit shtetëror serb, por në mbrojtje të agresorëve dhe kriminelëve serbë që i kanë shkaktuar ato viktima. Kriminelët nuk votojnë kundër kriminelëve.

Vota e sotme kundër rezolutës që dënon genocidin serb në Srebrenicë është paralajmërim i një vote tjetër kundër nga ana e mazhorancës së Edi Ramës në Parlamentin shqiptar për një rezolutë tjetër që do të paraqitet aty për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Pas dy ose tri javësh në atë sallë do të ketë edhe një rezolutë për Kosovën. Por edhe në këtë rast garda mbrojtëse e Beogradit do të sulmojë opozitën dhe Sali Berishën, në vend që të dënojë krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Kosovë.

Edi Rama është i gatshëm të përballet e ta sulmojë edhe George Sorosin, nëse ky i del kundër, por jo edhe Serbinë. Sepse po dënoi Serbinë, atëherë atij do t’i duhet të përballet me zemërimin e Aleksandër Vuçiç. Dhe kjo do të thotë më pas të zbulohen aferat politike e jo politike midis tyre. Ndaj dhe akti i sotëm i paprecedent i refuzimit të Srebrenicës duhet lexuar si akt bashkëpunimi dhe pengmarrjeje i kryeministrit të Shqipërisë nga ana e Beogradit.

Previous Post

Vuçiç: “Ne do t’i pengojmë rezolutat kundër genocidit në parlamentet mike”

Next Post

Rusia i ndërpret furnizimin me energji elektrike Finlandës 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rusia i ndërpret furnizimin me energji elektrike Finlandës 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.