• Latest
  • Trending
  • All

Srebrenica në mendjen time

11/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Srebrenica në mendjen time

11/07/2017
in Aktualitet

Daut Dauti

Srebrenica është vendi i tmerrit ku njeriu pushoi të ishte njeri. Aty forcat serbe, të udhëhequra nga Ratko Mladić, kanë dëshmuar aftësitë e tyre barbare për të vrarë e masakruar të paarmatosurit, të pafajshmit brenda një kohe të shkurtër dhe vetëm për arsye se viktimat nuk ishin soj i tyre. Kur në vitin 1995 u dha lajmi për këtë masakër, bota pyeste vehten: si është e mundur që brenda 3 apo 4 ditëve të masakroheshin mbi 8000 veta që nuk ishin as pjesë e luftës?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në vitin 2005, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të gjenocidit, kam qenë në Srebrenicë. Unë isha zyrtarisht dhe përfaqësoja qeverinë e atëhershme të Kosovës. Mua më ra të përfaqësoja Kosovën pasi që askush nga zyrtarët e lartë të qeverisë nuk e pa të arsyeshme të merrte pjesë në ceremoni. Me siguri kjo ngjarje – tragjedia më e madhe pas Luftës së Dytë dhe e klasifikuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si gjenocid – prijësve të Kosovës nuk u dukej e rëndësishme edhe pse fati ynë nuk ishte shumë ndryshe nga ai i boshnjakëve.

Atëbotë në Srebrenicë erdhën mijëra njerëz që përfaqësonin qindra delegacione dhe media nga tërë bota. Në mesin e tyre edhe i ndjeri Richard Holbrook, i cili përfaqësoi SHBA-të. Nga Serbia erdhi edhe kryetari i atëhershëm Boris Tadiq, i cili u përkul para varreve por nuk kërkoi falje. Megjithatë, Tadiqi, të cilin nuk e kisha larg nga ku ishim vendosur sipas protokollit, e shihja se nuk ndjehej mirë gjatë ceremonisë dhe gjatë momentit kur erdhën diku rreth 800 arkivole me eshtra për t’u lëshuar në po aq varre që ishin hapur dhe para të cilave derdhnin lot gratë boshnjake.

Srebrenica gjatë një nate dhe dy ditëve të korrikut të atëhershëm (2005) ishte mbushur me të huaj. Megjithatë, qyteti nuk mund t’i fshihte gjurmët e tmerrit që kishte përjetuar para një dekade. Serbët, që dikur ishin pakicë e parëndësishme, tashti ia kishin dalë të bëheshin shumicë absolute. Shtëpitë e banuara me boshnjakë (myslimanë) mund të numëroheshin vetëm me gishtat e një dore. Në njërën nga këto shtëpi bujta edhe unë. Aty dëgjova rrëfimet që do t’i tmerronin edhe skeptikët më të mëdhenj të kësaj bote. Nikoqirja fliste me trishtim për ngjarjet që i kishte përjetuar. Në fytyrën e saj dukej se ngjarjet vazhdonin ende.

Në qytet shiheshin përfaqësuesit e delegacioneve me fytyra të brengosura që kishin ardhur për të shënuar përvjetorin e dhjetë të gjenocidit. Të gjithë e ndjenin veten fajtorë që kishin lejuar të ndodhte tmerri në këtë vend. Serbët në qytet, nëpër lokale dhe shtëpitë e tyre, festonin. Turbo-folk muzika e tyre “patriotike” dhe luftënxitëse ishte më shumë se irrituese. Ata e festonin krimin që kishin bërë dhe kjo i tmerronte më shumë të huajt që ishin aty për t’u solidarizuar me viktimat. I ngitnin tre gishtat dhe i valëvitnin flamujt serb para hundëve tona. Talleshin me kënaqësi para neve.

Ende i kam në kujtesë gërvalljet e tyre “patriotike” dhe ngërdheshjet që i bënin në shenjë triumfi para nesh. Në veshët e mi ende vjen zhurma që lëshonin motorët që zbraznin ujin nga qindra varre që ishin mbushur nga shiu i një nate më parë. Pamja e fushës së blertë në Potočari, me mijëra varre të njëjta, të një ngjyre dhe madhësie që shënonin fatin e njëjtë tragjik, vdekjen e një dite, ende qëndron para syve të mi.

Sipas të gjitha gjasave, edhe sot, pas 12 viteve të përjetimeve të mija, dhe 22 vite nga gjenocidi, situata është e njëjtë. Srebrenica me siguri vërshohet sërish me delegacione të huaja. Në Srebrenicë hapen ende varre, dëgjohet vajtimi i nënave boshnjake, kurse serbët ende e festojnë me mburrje gjenocidin që e kanë kryer me kënaqësi.

*Përshtypje me rastin e vizitës në Srebrenicë në vitin 2005

Previous Post

Memli Krasniqi: Qeveria formohet brenda 15 ditëve (Video)

Next Post

META “SHEJTANI”, “ENGJËLL” NISHANI!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

META “SHEJTANI”, “ENGJËLL” NISHANI!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.