Shkrimi i publikuar me fotot, të marra nga profili në FB i gazetares, Behare Bajraktari i ka shqetësuar tejmase pronarët e kësaj kompanie. Ata menjëherë kanë thirrur Drejtorin e Inspektoratit në Fushë Kosovë dhe kanë kërkuar t’i behët kontroll kompanisë se tyre dhe cilësisë dhe afatit të mishit.
Dy Inspektorët që kanë kryer kontrollin në kompaninë “Delta-M”, kanë konstatuar se gjithçka është në rregull në këtë kompani.
Në raportin e kontrollit, inspektorët kanë konstatuar se i gjithë malli në depon në fjalë është me afat dhe posedon deklaracionet e mallit dhe nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj qe u tha se mund të jetë depo ku behët ndërrimi i tiketave të afatit të skadencës.
“I gjithë malli i deponuar në depon ftohëse është me afat dhe posedon deklaracionin e mallit. I plotëson kushtet higjenoteknike dhe teknikosanitare për bartjen e të njëjtit mall. Pikërisht në kohën kur është bërë fotografimi i objektit ne si inspektor komunal ishim duke bërë kontrollimin e mallit për qarkullim të brendshëm. Dhe në bazë të të cilit janë lëshuar certifikatat e origjinës se produktit me numër: 002616/16 dhe nr. 002617/16”, shkruan në raportin e Inspektoratit të Punës.

Ndërsa, pronari i kompanisë ka sqaruar se asnjë bartje, ngarkesë e mallit mishit industrial nga depot e tyre nuk mund të behët pa qenë të pranishëm inspektorët.
“Në momentin qe janë bërë fotot inspektorët kanë qenë aty duke e kontrolluar ngarkesën e mallit. Sa herë bëhët transportimi i sasive të medha të mishit çdo herë jemi të obliguar t’i njoftojmë inspektoratin dhe në pranin e tyre të bëhet ngarkesa e mallit. Paraprakisht, kontrollohet cilësia, afati i skadencës dhe kushtet e transportit dhe pastaj lëshohet certifikata me anë të se cilës bëhet transportimi”, ka thënë pronari i kompanisë, Meriton Xhaferi.
Ai thotë se kjo kompani operon në treg tash e 20 vite dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të merremi me gjana të tilla. “Kurrë nuk kemi marrë vërejtje dhe as nuk ka asnjë raport në inspektorat se tek depot tona janë gjetur produkte me afat të skaduar”, ka thënë Xhaferi.























