“SPERTK e kundërshton fuqishëm këtë kërkesë të këtij komisioni”, deklaron kjo sindikatë në reagimin e saj.
“SPERTK kërkon nga Kuvendi dhe aktorët tjerë që, në vend se të merren me kërkesa të tilla, të gjejnë zgjidhje për financimin e RTK-së, digjitalizimin, ligjin e ri për RTK-në dhe ta zgjidhin çështjen e pronës”.
“Çdo kërkesë për ulje të pagave, SPERTK e konsideron presion mbi RTK-në dhe si të tillë të papranueshëm. Kjo mund të sjellë destabilizim dhe protesta në RTK”, shkruan në reagimin e kësaj sindikate.
“SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta marrë parasysh rekomandimin e EBU-së rreth formës dhe shumës së buxhetit për financimin e RTK-së dhe të heqë dorë nga kërkesat që bien ndesh me ligjin”.
Për të dëshmuar se kërkesa e Komisionit për Finaca është e kundërligjshme, sindikata sugjeron që të lexohet neni 58 pikën 1 e Kontratës Kolektive.
Aty shkruan se “Të punësuarve, u sigurohet kompensimi për ushqim, gjatë punës me orar të plotë, për ditët e pranisë në punë. Vlera e kompensimit të shpenzimit të ushqimit në punë, për një ditë pune, është 2.5 euro. Varësisht nga rrethanat dhe mundësitë për rastin konkret do të rishikohet mundësia për rritje”.
Kohëve të fundit, RTK-ja si transmetues publik, po përballet me një krizë të rëndë financiare.






















