Gola dhe spektakël ka dhuruar kombëtarja kuqezi sot në “Elbasan Arena” përballë një kundërshtari modest si San Marino.
Fitorja pritej me patjetër nga Shqipëria e cila siguroi 3 pikët dhe u ngjit në vendin e dytë në grup në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Shqipëria e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar totalisht lojën. Manaj hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ndërkohë që Lacci, Broja, Hysaj dhe Uzuni realizuan në pjesën e dytë.
90′ PERFUNDON SFIDA
83′ Manaj shpërdoron një tjetër rast për Shqipërinë
80′ GOOOL/ Shënon edhe Myrto Uzuni! Talenti beratas e pati shumë të thjeshtë të realizonte me portën bosh!
67′ GOOOL/ Elseid Hysaj shënon të 4-tin me kokë
61′ GOOOL/ Nuk ndalet kombëtarja shqiptare, shënon edhe Broja
58′ GOOOL/ Shënon Qazim Laçi nga një goditje jashtë zone
50′ 19 raste të krijuara në portën kundërshtare nga lojtarët kuqezinj por vetëm 1 gol i shënuar
47′ Shqipëria ka nisur sërish me vrull pjesën e dytë
45′ PERFUNDON PJESA E PARE
41′ E pabesueshme, Manaj bën një tjetër gol, por përsëri offside
37′ Rey Manaj shënon sërish por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje




















