Pas një pushimi në kinemanë ABC, si pasojë e një defekti të projektorit, filmi i parë që do të prezantohet është ai i serive të James Bond “Spectre”, me rol kryesor Daniel Craig dhe Monica Belluci.
Filmi do të prezantohet më 5 nëntor dhe do ti ketë dy termine, atë të orës 19:00 dhe të orës 22:00. Dije Vllahiu, drejtoreshë në këtë kinema, nëpërmjet një postimi në facebook, ka njoftuar për rifillimin punës në këtë institucion.
“Me qëllim të vazhdimit të punës në kinemanë ABC dhe të qëndrimit pranë shikuesve tanë e artdashësve, kemi arritur që përkohësisht ta rikthejnë në funksion projektorin aktual, deri në zgjidhjen afatgjate të çështjes përmes ndërrimit të teknologjisë digjitale.
Puna në shfaqjen e filmave në kinemanë ABC do të rifillojë më 5 Nëntor 2015 dhe në shpresojmë se do të arrijmë që të rikthejmë normalitetin në kinema duke kompensuar edhe mungesën e filmave dhe ditët e humbura për shikuesit tanë”, ka shkruar Vllahiu.


















