Nga 5 nëntori në DokuKino do të shfaqet filmi “Spectre”, ku adhuruesit e këtij filmi mund të shihin paraqitjen e katërt të Daniel Craig si 007, ku edhe vlerësohet si filmi më i kompletuar ndonjëherë. Spektakular, elegant, i errët por zbavitës, Spectre është një hyrje emocionuese që i kombinon filmat më të mirë të Bond-it.
Kthimi i regjisorit Sam Mendes i ka shndërruar elementet më të mira të filmit të kaluar, Skyfall, dhe ka krijuar një vazhdim pothuajse dy orë e gjysmë me aksion dhe intriga të kënaqshme. Duke qenë kështu, Mendes i shpalos disa nga ikonografitë klasike të 007 për disa zbulime që do ta kënaqin audiencën, duke qëndruar në stilin e tij.
Me Daniel Craig, Chrispoh Waltz dhe Lea Seydoux në rolet kryesore, si dhe me muzikën e Sam Smith, Spectre pritet të jetë filmi më i mirë i franqizës Bond.


















