Në një deklaratë për shtyp, Guardia Civil ka bërë me dije se, “anëtarët e rrjetit kishin përgatitje ushtarake dhe vepronin me një disiplinë të rreptë”.
Grupi tërhoqi vëmendjen e autoriteteve spanjolle, të cilat bashkëpunuan me autoritetet shqiptare pasi konfiskuan dokumentet e trafikantëve në një operacion të mëhershëm.
Sipas burimeve, grupi udhëhiqej nga një shtetas shqiptar me një histori të gjatë kriminale, ndaj dhe u vu nën mbikëqyrje. Autoritetet iberike shtojnë se, shtetasit shqiptarë e trafikonin drogën, ndërsa operacionet e shpërndarjes i merrte përsipër pjesa bullgare e rrjetit.
Goditja e këtij grupi vjen pak kohë pasi policia spanjolle shkatërroi në një operacion të ngjashëm një organizatë kriminale polake duke arrestuar 23 anëtarët e saj dhe sekuestruar 2.5 milionë dollarë asete.























