Grupi i ri Parlamentar i PD-së ka zgjedhur ditën e sotme Edmond Spahon, si kryetar grupi. Zgjedhja është bërë gjatë mbledhjes së orës 18:00 në Selinë e PD-së.
Spaho ka qenë nënkryetar i Kuvendit në legjislaturën e mëparshme. Ai kështu zëvendëson Edi Palokën, i cili ishte kryetar grupi parlamentar në legjislaturën e shkuar.
Grida Duma, e cila tashmë është sërish deputete, ka marrë postin e zëdhënëses së Grupit Parlamentar të PD-së. Këtë post më parë e ka mbajtur Jorida Tabaku.
Ditën e sotme në mbledhjen e grupit të ri parlamentar të PD-së, janë propozuar edhe emrat për kryetarë dhe nënkryetarë komisionesh parlamentare.
Genc Pollo -Kryetar i Komisionit të Integrimit
Albana Vokshi -Kryetare e Komisionit të Medias
Bardh Spahia -Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
Flamur Noka -Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë
Jorida Tabaku – Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë
Florian Mima – Nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
Tritan Shehu- Nenkryetar i Komisionit te Jashtem























