“I uroj fitore Përfaqësueses së Kosovës, por jo Kombëtares së Kosovës”, tha ai.
“Unë kam bërë përpjekje reale që me qenë vetëm një Kombëtare e shqiptarëve dhe një Superligë e futbollit”, tha ai, ndërsa theksoi se ka marrë kërcënime me jetë nga persona nga Prishtina për këtë.
Ai thotë se ka bërë kërkesë në Shqipëri për referendum për bashkim me Kosovën, mirëpo të nesërmen asnjë medium nuk ka shkruar për këtë, ndërsa disa vende të rajonit po.
Nëse ndodhe sot një referendum në Shqipëri për bashkim me Kosovën, nuk ka asnjë garancion se mundet të kaloj, thotë Spahiu në emisionin Rrokum Roll.
Dy qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë janë kundër bashkimit, mendon Spahiu.
Ai tregon se për arsye se nuk pranoi me hy në Qeveri me Edi Ramen u quajt tradhtar, derisa më herët ishte protagonist, siç thotë ai, në një televizion në Shqipëri.
Spahiu i jep rëndësi të madhe pasaportës, sepse siç thotë ai reflekton gjakun, sepse ai konsideron se nuk mjafton vetëm të thuhet se ‘jam shqiptar’, ndërsa nuk ke pasaporte të tillë.
Ai kritikoi Vetëvendosjen, duke thënë se “nuk mundet një parti me ide nacionaliste me qenë pjesë e internacionales socialiste”, i cili megjithatë ka fjalë të mira për politikën opozitare të tyre. Në këtë kontekst ai edhe ka thënë se, kurrë nuk kishte me votu majtas.
Ai rrëfen se ka pasur njohje të madhe me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Spahiu në vazhdim ka zbuluar një moment, kur 5 ministra të Shqipërisë nuk e dinin saktë se ku është Kosova.
“Ata mendonin se duhet kaluar nepër Bosnje për me arrit në Kosovë”, thekson Spahiu.
Ai madje thotë se, Edi Rama e ka kuptuar më vonë për vdekjen e Ibrahim Rugovës.























