ot shënon 17-vjetori nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe, të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari.
Më 25 nëntor të vitit 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skënderajt, të cilat u tërhoqën duke lënë të vrarë dhe të plagosur.
Të nesërmen më 26 nëntor, një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në këtë fshatë, ku UÇK-ja prapë i sulmoi dhe pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura.
Në tërheqje e sipër, forcat serbe vranë edhe mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor të vitit 1997.
Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, u shënua edhe dalja e parë publike e UÇK-së.















