Sot në orën 13:30 minuta në Shkup do të mbahet protesta kundër rastit të montuar “Monstra”, ku 6 shqiptarë u dënuan me burgim të përjetshëm, pa patur prova që i implikon në krim.
Protesta ka si synim të zgjojë ndërgjegjësimin institucional dhe atë qytetar për të qenë pro drejtësisë, kundër padrjetësive, urrejtjes fetare dhe asaj etnike.
“Nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar të jetojmë me moton: sot në kojshi, nesër në shtëpi. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos pacin gjumë”, është thënë ndër të tjera në thirrjen e protestuesve.
Rasti “Monstra” ka dy vjet që po shqyrtohet dhe më në fund në shkallën e parë u dha masa “burg përjetë” për 6 shqiptarë.
Fjalët e prokurores së çështjes nuk kanë qenë të bazuara në fakte, por në paragjykime fetare dhe etnike.
“Monstra” ka zgjuar edhe interesin e ndërkomëbtarëve, të cilët po i e vëzhgojnë nga afër rastin.
Ka patur reagime dhe nga disa politikanë dhe nga shoqëria civile, si një rast i paprecedent.
Ministri i drejtësisë, Adnan Jashari kërkoi që drejtësia të vihet në vend dhe nëse nuk ka prova se shqiptarët janë autorë të vrasjeve, ndaj tyre të mos merret masa ekstreme gjatë gjykimit në shkallën e dytë dhe në Gjykatën Supreme të Shkupit.
















