Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz. Ai qe disa ditë ishte i shtrirë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthej masën e paraburgimit prej dy muajsh.
Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.
Këtë vendim të Apelit e ka kundërshtuar Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, i cili iu ka drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme të Kosovës.






















