“Të gjithë myslimanëve dhe myslimaneve si dhe të gjithë njerëzve vullnet mirë, i urojmë vitin e ri 1438 me dëshiron që Zoti i Lartësuar të ju dhurojë shëndet, sukses dhe fat personal”, thuhet në urimin e këtij institucioni fetare.
Sipas kalendarit islamik viti ka 355 ditë. Ai fillon me muajin Muharem, i cili tradicionalisht njihet edhe si muaji i ashureve.
Me rastin e Vitit të ri në xhaminë qendrore të qytetit “Namazgjah”, të hënën do të mbahet program i rastit, ndërsa do të flasë ligjëruesi i njohur hafiz Sulejman ef. Bugari.






















