Sot në Kosovë është ditë zie, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.
Me vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës, brenda dhe jashtë vendit.
Autoritetet më të larta shtetërore e politike dhe shoqëria civile në Kosovë i kanë dënuar ashpër sulmet dhe kanë shprehur solidaritet me popullin francez.
Qytetarët e Kosovës kanë dënuar sulmet terroriste në Paris dhe janë solidarizuar me familjarët e viktimave nëpërmjet mesazheve të ndryshme në rrjetet sociale.
Në sulmet e 13 nëntorit në Paris e kanë humbur jetën 129 persona dhe janë plagosur mbi 350 të tjerë.
Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.
(Ne foto flamuri gjysemshtize ne Ambasaden e Kosoves Londer)
















