“Republika e Kosovës këtë vit ka jetësuar me sukses të drejtën e qytetarëve të shurdhër për të marr shërbime në gjuhën e shenjave sipas nevojave të tyre në të gjitha institucionet publike në vend. Pra, tani një qytetar i shurdhër në Republikën e Kosovës nuk është i izoluar, por gëzon absolutisht mundësin barabartë të komunikimit (në gjuhën e shenjave) në të gjitha institucionet publike Për më tepër ky vendim e ka pozicionuar Republikën e Kosovës në një ndër vendet e para në Ballkan që ka marrë këtë hap, dhe që përbën një shembull pozitiv për vendet e rajonit dhe më tej”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet sot nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë.






















