E në Kosovë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dëshiron që bashkërisht, së paku për një ditë të lëmë makinat dhe të promovojmë përmirësimin e transportit publik, çiklizmit dhe ecjes.
Me këtë ngjarje simbolike MMPH-ja i bënë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë faktorëve tjerë që kanë ndikim, në mjedisin tonë ku jetojmë dhe veprojmë, që të përdorin sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit.
Axhenda:
– Ora 10 : 20 – Defilimi me biçikleta do të bëhet duke filluar nga ndërtesa e Ministrisë nëpër rrugën “Ukshin Hoti” duke vazhduar në rrugën “Garibaldi” përmes rrugës “Geroge Bush” te Katedralja “Nënë Tereza” dhe do të vazhdohet në drejtim të hotel “Grandi” ku dhe do të kthehemi prape tek Ndërtesa e Ministrisë, ku kemi vlerësuar se nuk do të ketë bllokim të trafikut normal, me këtë rast për sigurinë në komunikacion do të përkujdeset Policia e Kosovës dhe do të shoqërohemi edhe nga Njësiti i Biçiklistëve të Policisë së Kosovës, për ketë e kemi marrë pëlqimin nga Policia e Kosovës.
– Me këtë rast do të vendosen edhe 200 pamflete edukuese A4 në dy anët e rrugës “George Bush“ deri te Sheshi „Ibrahim Rugova“ si dhe dy banera 4m të gjate dhe 80 cm të gjerë, 1 në Hapësirën para Ndërtesës se Qeverisë dhe një në sheshin ”Zahir Pajaziti”.























