• Latest
  • Trending
  • All

Sot, 48 vjet nga demonstrata e përgjakshme në Kosovë

27/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sot, 48 vjet nga demonstrata e përgjakshme në Kosovë

27/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Demonstratat e vitit 1968 kishin rëndësi të madhe për popullin shqiptar, sepse ishin prioritare për ndërgjegjësimin e popullit shqiptarë që diplomacia evropiane e ndërkombëtare të kuptonte se populli shqiptar po shtypej nga Serbia. Demonstrata kishte pothuaj gjatë gjithë muajit nëntor nëpër komunat e Kosovë, megjithatë ne po sjellim detaje nga protesta e 27 nëntorit në Prishtinë.

Ndonëse masat e rinisë studentore dhe masat e gjera popullore ishin njoftuar për kohën dhe vendin e fillimit të demonstratave, që në orët e para të pasdites, përkundër forcave të mëdha policore të përqendruara nëpër udhëkryqet kryesore të Prishtinës, ato ishin tubuar nëpër fushat sportive të qytetit, nëpër konviktet e studentëve, nëpër shkolla fillore dhe të mesme, si dhe nëpër vende tjera publike, duke pritur çastin e fillimit të demonstratës. Ashtu siç ishte përcaktuar, demonstrata nisi në orën 16 e 55 minuta, para Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Deri në orën 17 masa e demonstruesve u rrit në rreth 8 mijë  veta.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Demonstruesit, mbanin në duar shumë transparente me parulla të shkruara si:  ”Duam vetvendosje deri në shkëputje”, ”Poshtë politika kolonialoste ndaj Kosovës”,”Duam bashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Kosovën”, ”LNÇ-ja nuk na solli lirinë!”, ”Duam Kushtetutë!”, ”Duam Universitet!”, ”Duam bashkimin e Preshevës… me Kosovën!”, ”Për të drejtat tona edhe gjak do të derdhim!”, ”Askush të mos luaj me fatin tonë!”, ”Në një dorë kazmën, në një dorë pushkën!”…

Para qendrës së studentëve, tash rektorati i Universitetit të Prishtinës, demonstruesit u përballën me kordonin e policisë dhe gjatë përleshjeve masa e demonstruesve e shpërtheu bllokimin. Pas kësaj fitoreje, masa vazhdoi marshimin rrugës kryesore duke brohoritur e kënduar këngën: ”Bashkohuni, bashkohuni!… Ejani mblidhuni këtu, këtu, këtu…!” Masa e demonstruesve pas parakalimit nëpër rrugën kryesore, përgjatë ndërtesës së Kuvendit Krahinor, u grumbullua në platonë (sheshin) përpara Tetarit Popullor. Me këtë rast Osman Dumoshi dhe Skënder Kastrati që të dy ideatorë të kësaj demonstrate  u ngjitën mbi kioskën ”Optika” dhe lexuan një fjalim para masës së tubuar.

Masa, me të përfunduar referati, zuri të lëvizte rrugës kryesore drejt Kuvendit Krahinor dhe me këtë rast qyteti buçiste nga brohoritjet për vetëvendosje deri në shkëputje, për Republikën e Kosovës, për Kushtetutën, për Universitetin… dhe nga këngët atdhetare:

Masa e demonstruesve që kishte arritur në disa mijëra vetë, u ndalë para ndërtesës së Kuvendit Krahinor, e cila ishte e rrethuar nga kordonet e policisë të pajisur me automatik dhe me helmeta në kokë. Me këtë rast masa kërkonte t´iu fliste Fadil Hoxha ose do të hynin me dhunë në objekt të Kuvendit. Ndërkohë masa e revoltuar brohoriti parulla kundër burokracisë politike si: ”Poshtë burokracia!”, ”Poshtë tradhtarët!”, ”Poshtë Veli Deva!”,”Rroftë Klasa punëtore!”, ”Rrofshin minatorët”, ”Rroftë fshatarësia”, ”Rroftë rinia”, ”Poshtë Fadil Hoxha”, ”Rroftë vëllazëria shqiptare”.

Para Kuvendit Krahinor, forca të mëdha policore dhe njësitë e zjarrëfikësve, me qëllim të shpërndarjes i sulmuan demonstruesit me shkopinjë gome e vrushkuj uji, ndërsa demonstruesit iu kundërvunë me gurë të kalldermit. Pas këtyre përleshjeve, ku pati edhe shumë të lënduar nga të dya palët, masa e demonstruesve me buçima këngësh e brohoritjesh, vazhdoi demonstrimin nëpër rrugën kryesore, në drejtim të Fakultetit Filozofik.

Mbi një tarac përpara ndërtesës së Fakultetit Filozofik (ku u rikthyen sërish demonstruesit) u zhvillua një tribunë popullore. Aty shumë oratorë folën për vuajtjet e popullit shqiptar nën robërinë serbo (jugo)sllave, për krimet që kishin bërë ata, qysh prej vitit 1912 mbi popullin tonë, për historinë e qëndresës shqiptare kundër kësaj robërie mesjetare etj. Më pastaj u nderuan edhe dëshmorët: Shaban Shala e Fazli Gajçevci, si dhe u fol me pietet për simbolin e qëndresës shqiptare Adem Demaçi, i cili atëkohë vuante dënimin prej 15 vjetësh, nëpër kazamatet serbe, së bashku me shumë të burgosur tjerë. Demonstruesit me të dëgjuar emrin e Adem Demaçit filluan ta kërkojnë lirimin e tij nga burgu.

Masa e tubuar nisi marshimin në drejtim të burgut famkeq të Prishtinës. Forcat policore për ta shpërndarë masën e tubuar përdori gazin lotësjellës, shkopinj gome dhe armë zjarri. Në ndihmë të policisë me këtë rast kishin ardhur edhe ushtria. Gjatë kësaj përleshjeje nga breshëritë e plumbave që vinin nga banesat e ballkoneve shtetërore, që gjendeshin mbi hotelin ”Avalla”, vritet i riu 17 vjeçar Murat Mehmeti, nxënës i shkollës së mesme teknike në Prishtinë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Pas këtij sulmi nga ana e policisë dhe ushtrisë, masa tërhiqet në mënyrë të çrregullt në drejtim të Kuvendit Krahinor, shkojnë deri te shkolla teknike dhe prej andej marshojnë rrugës për t´u kthyer sërish rreth orës 22:00 të mbrëmjes në oborrin e Fakultetit Filozofik.

Në sheshin e Fakultetit Filozofik, pasi u nderua me një minutë heshtje dëshmori i sapo rënë i lirisë Murat Mehmeti, para masës folën shumë oratorë nga radhët e studentëve, nxënësve, punëtorëve, minatorëve,  fshatarëve etj, të cilët shfryn mllefin e tyre kundër pushtetit titist serbo(jugo)sllavë. Për të qetësuar studentët, me kërkesën e strukturave pushtetore, para masës paraqitet edhe prof.Mark Krasniqi, i cili u bëri thirrje demonstruesve që të shpërndahen, por masa nuk e përfilli kërkesën e tij. Duke brohoritur parulla tani më të njohura dhe duke kënduar këngë të ndryshme patriotike, një pjesë e demonstruesve qëndruan në platonë e Fakulteti Filozofik, deri në orën 3 të mëngjesit, të datës 28 nëntor 1968. Atë mëngjes kur populli shqiptar ishte përgatitur ta festoj ditën e Flamurit, Prishtina ishte vënë në një shtetërrethim të plotë ushtarako-policor.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe varri Ibrahim Rugovës

Next Post

Komunat veriore aprovojnë buxhetin e Republikës së Kosovës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Komunat veriore aprovojnë buxhetin e Republikës së Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.