“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha, sot në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në konfirmimin zyrtar të presidencës.
Ky është takimi i dytë që mbahet mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës për arritjen e një marrëveshje të mundshme për kapërcimin e krizës.























