Biznesi gjerman në Shqipëri e vlerëson gjendjen ekonomike si të keqe dhe nuk është optimist për të ardhmen
Pandemia dhe sfidat e tjera përcaktojnë klimën ekonomike. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) prezantoi rezultatet e një sondazhi të kompanive të saj anëtare.
Në sondazh, pjesa më e madhe e të anketuarve besojnë se në krahasim me 2020 situata aktuale ekonomike është më keq. 63 për qind mendojnë se situata aktuale ekonomike është keq, një rritje me 9 për qind në krahasim me vitin e kaluar.



















