Abu Tahseen, 63 vjeç, që ka luftuar më herët në pesë konflikte, lufton vullnetarisht me Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut.
Ai ka vrarë me snajper më shumë se 300 militantë të ISIS-it që nga viti 2015.
Tahseen është një legjendë në vendin e tij, pasi është aq i përkushtuar të zhdukë ISIS-in. Në video snajperisti paraqitet i qetë dhe i fokusuar përderisa flet për aftësitë e tij vdekjeprurëse për të eliminuar armikun.
























