Kryetarja e komisionit, Emini, falënderoi udhëheqësin e Misionit, për takimin. Ajo e njoftoi atë për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Emini e ka falënderuar Batáry për përkrahjen e Sllovakisë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur gatishmërinë e saj dhe të komisionit të cilin e udhëheq, për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin në të ardhmen”.
“L’ubomir Batáry, e falënderoi deputeten Emini për pritjen dhe e informoi atë për prioritetet e Presidencës së BE-së e cila udhëhiqet tani nga Sllovakia. Ndërsa sa i përket politikës së zgjerimit tha vendi i tij ofron mbështetje për shtetet të cilat aspirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu Batáry u shpreh i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit, me komisionin, në procesin e integrimit evropian të Kosovës.























