Skocezët do të “hetojnë” menaxhimin e pandemisë nga Kryeministri britanik, Boris Johnson për të provuar, ose shuar dyshimet nga keqmenaxhimi, deri te ato se numri real i viktimave të shkaktuara nga pandemia është reduktuar nga autoritetet.
Qeveria skoceze tha se hetimi do të përmbyllet në fund të këtij viti. Njoftimi i Qeverisë mbërriti pas presionit të familjarëve dhe të afërmve të personave që kanë humbur jetën përgjatë pandemisë, që dyshojnë se ata kanë ndërruar jetë nga Covid.
Hetimi publik, siç quhet në Britaninë e Madhe do të kalojë në sitë vendimet e marra gjatë krizës me qëllim nxjerrjen e mësimeve për pandemitë e së ardhmes.
Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se do të preferonte një hetim publik në mbarë Britaninë e Madhe, por me refuzimin Boris Johnson, që tha se një hetim i tillë nuk mund të zhvillohej para pranverës së vitit të ardhshëm, vendosi mbajtjen e tij vetëm në Skoci.
Skocia numëron rreth 10 mijë e 500 të vdekur nga Covid, që prej nisjes së pandemisë. Qeveria skoceze me këtë nismë fton qytetarët që të paaraqesin këndvështrimet e tyre mbi menaxhimin e pandemisë dhe pasojave të tjera të këtij menaxhimi brenda 30 shtatorit.
Qeveria skoceze thotë se do të përqëndrohet kryesisht në katër pika; ndikimi direkt i Covid-19, përfshirë përfshirë rastet dhe vdekjet në shtëpitë e të moshuarve, ndikimi që pati pandemia te të sëmurët e tjerë, ndikimi social dhe arsimor dhe ndikimi ekonomik.



















