Mirëpo, në trotuare shpesh herë janë parë edhe vetura zyrtare, por edhe vetura private të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat zënë këtë hapësirë publike, e sot rastisi të jetë vetura e ministrit i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.
Vetura super luksoze e tipit Audi prodhim i vitit 2012, është parë e parkuar në trotuar në lagjen Arbëria, e cila ka qëndruar e parkuar aty për një kohë.
Ndonëse nuk është vetura e vetëm që zë këtë pjesë për këmbësorët, ajo bie më shumë në sy.
Në fotografitë e siguruar nga lajmi.net, Hyseni shihet në shoqërinë e gruas së tij teksa largohen me veturë nga trotuari.
























