• Latest
  • Trending
  • All

Skenari hap pas hapi/ Si po planifikohet manipulimi i votës

27/04/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skenari hap pas hapi/ Si po planifikohet manipulimi i votës

27/04/2023
in Aktualitet

Vazhdimësia e manipulimeve kundër opozitës reale i ka kthyer mbledhjet e KQZ-së në shfaqe të denja për një estradë amatore. Të martën, përpara kryekomisionerit Ilirian Celibashi, u zhvillua një skenë e denjë për një rrëfim kafkian. Çështja që diskutohej ishte se kujt i takon e drejta për të pasur numërues së votave për zgjedhjet e 14 majit. Ndërsa dy i mori qeveria, në diskutim ishin numëruesit që i takonin opozitës. Skenari ishte që njërin nga numëruesit ta merrte Alibeaj, meqë i futën në xhep dhe vulën dhe tjetri të diskutohej mes koalicionit të Berishës dhe partisë së Shpëtim Idrizit. Në mënyrë gati naive përfaqësuesi Bashkimit për Fitore e pyeti kolegun e tij të BDIU-së:

-“Po ç’ne tek opozita, se ju votoni ne parlament me qeverinë. Pastaj votat e kujt do mbroni ju”?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

-“Ne do mbrojmë votat e Lajla Pernaskës”i tha krenar përfaqësuesi i çamëve.

Nuk vonoi shumë dhe KQZ mori vendimin që mbrojtja e votave të Lajla Pernaskës ishte po aq e rëndësishme sa ajo e Belind Këlliçit. Dhe kështu u vendos që “Bashkimi për fitore” të ketë numërues në gjysmat e tryezave të numërimit, ndërsa PDIU, në gjysmën tjetër. Pra opozita më e madhe në vend, ajo që konkuron në 61 bashki nuk do ketë mundësi që të kujdeset për votat e saj në plot 1/2 e territorit të vendit.

Sado shpikje e pabesueshme të duket episodi i raportuar më lart nga Lapsi.al, në KQZ ka ndodhur pikërisht kështu. Dhe kjo ka hedhur poshtë kolonën vertebrale të zgjedhjeve. Ja sepse.

Në garat tona elektorale ekuilibri është vendosur përmes parimit “Hajduti ruan hajdutin”. Pra qeveria dhe opozita kanë numër të barabartë komisionerësh dhe numëruesish, që nëse njëri reket të manipulojë, i hidhet në fyt tjetri. Që prej fillimit të viteve 2000-jë ky sistem ka bërë që sëpaku pas mbylljes së kutive mundësia e manipulimit të reduktohet në mënyrë drastike.

Strategjia e Edi Ramës për të shpallur fillimisht me gjykatë, Enkeleid Alibeajn si pronar të vulës dhe më pas vendimet e organeve zgjedhore për ti lënë atij trashëgimin e të drejtave që i takojnë opozitës, ka prishur përfundimisht ekuilibrin e mbikqyrjes së zgjedhjeve. Sot “Bashkimi për Fitore” konkurenti kryesor ndaj të cilit Rama bën fushatë dite e natë, ka vetëm një komisioner nga shtatë dhe asnjë numërues në 1/2 e qendrave të votimit.

Po si zhveshja nga kjo e drejtë, i hap një bulevard të pamatë manipulimit të votës?

Lapsi.al ka pyetur ekspertë elektoralë për mundësitë e devijimeve që mund të ndodhin në kontekstin e ri, kur opozita nuk e ruan dot votën e saj. Ata kanë parashtruar disa variante. Psh. në një një tavolinë numërimi ku “Bashkë Fitojmë” nuk ka të ulur asnjë njeri të saj, vota mund të prishet, të zhgaravitet si e pavlefshme e më keq akoma, mund ti kalojë nga Këlliçi te Bejko (emra të supozuar) me miratimin e katër numëruesve. Në gjithë këtë proces Këlliçi ka të drejtë të ketë vetëm vëzhgues që qëndrojnë në shkallën e palestrës, apo të pallatit të sportit ku kryhet numërimi. Nëse e kap shkeljen, vëzhguesi mund të bërtasë nga larg për ndërprerjen e procesit. Por menjëherë vijnë përfaqësuesit e KZAZ-së, ku raporti është 6 me 1 në dëm të Këlliçit dhe vendosin që të vazhdohet se asnjë gjë nuk ka ndodhur. Madje duke mos pasur asnjë numërues ky i fundit nuk shkruan dot asnjë vërejtje në proces verbal, që ti hapë rrugë procesit të mëpasshëm ankimues.

Pra parimi që partitë e mëdha mbrojnë votat e tyre është shkallmuar. Jo rastësisht, më lart, si rast hipotetik, nuk u mor si shembull beteja mes Këlliçit dhe Veliajt, por ajo mes Këlliçit dhe Bejkos. Sepse strategjia e pushtetit në këto zgjedhje nuk është vetëm të sigurojë votat për kandidatët e rilindjes, por edhe të pompojë me shiringa manipulimesh një opozitë fallco, që do i duhet për të bërë të njëjtën lojë në zgjedhjet e përgjithshme të 2025. Prandaj në skemë është futur njohja si pjesë e sistemit për fraksionin e vulës. Alibeaj do konkurojë me siglen e PD (megjithëse nuk qe në gjendje të nxirrte kandidatë as në 1/3 e zonave), do ketë financim publik, kohën televizive, por në procesin e kontrollit të zgjedhjeve do ketë nga dy komisionerë në çdo komision dhe nga një numërues në çdo tryezë.

Të gjitha këto janë të mjaftueshme për tu rritur artificialisht. Prandaj dhe porcesi degradoi në banalitete të tilla si domosdoshmëria për të ruajtur votën opozitare çame. Dhe ajo që do të ndodhi parashikohet lehtë. Në fund të kësaj farse, organet zgjedhore do bërtasin me triumf se arritën qëllimin që të garantojnë votën e Lajla Pernaskës, ndërsa analistët në studio do çirren se nuk ka gojë një “non grata” të pretendojë se i kanë vjedhur votën. lapsi.al

Previous Post

Heshtja e presidentes

Next Post

Merrte 10 mijë euro në muaj nga një call center, përfundon nën hetim drejtuesi i lartë i Policisë 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Merrte 10 mijë euro në muaj nga një call center, përfundon nën hetim drejtuesi i lartë i Policisë 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.