Mos transmetimi i ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Marokut një ditë më parë, nga ana e Televizionit Publik Shqiptar, ka irrituar tej mase qytetarët.
Dhjetëra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, kanë protestuara para Radio Televizionit Shqiptar, ku kanë kërkuar llogari drejtuesit televizionit se përse i la në terr 10 milionë shqiptarë të cilët e patën të pamundur që të ndiqnin kombëtaren.
Në një deklaratë për mediat AK, tha se mos transmetimi i ndeshjes së kombëtares shqiptare e cila luajti në stadiumin e sapo rikonstruktuar “Loro Boriçi” ka pasur qëllime klienteliste, duke favorizuar televizionet me pagesë.
“Aleanca Kuq e Zi kërkon arrestimin e Drejtorit të RTSH. 10 milion shqiptarë nuk mundën të shikojnë ndeshjen Shqipëri- Marok. TV publik favorizon kanalet private me pagesë. Aleanca Kuqezi: Kombëtarja shqiptare duhet transmetuar nga TVSH. Populli shikoi ndeshjen tek TV Maroku në satelit. Pas europianit TVSH vazhdon skandalet me Kombëtaren. Populli paguan taksa për TVSH. Prokuroria të hetojë korrupsionin e kontratave televizive!”, thuhet në deklaratën e AK.
Kujtojmë që TVSH i shte i vetmi kanal shtetëror në botë që nuk transmetoi ndeshjet e kombëtares shqiptare në kampionatin Europian “Francë 2016”, duke shkaktuar mjaft pakënaqësi tek taksapaguesit.














