• Latest
  • Trending
  • All

Skandali 600 mijë eurosh me barna i ministrit Rrahmani

30/05/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandali 600 mijë eurosh me barna i ministrit Rrahmani

30/05/2017
in Aktualitet, Lajme

Ministri i Shëndetësisë (MSH) Imet Rrahmani, po e dëmton rëndë buxhetin e shtetit, duke rekomanduar për kontratë të tenderit për furnizim me “Heparin”, kompaninë më të shtrenjtë për 627 mijë euro.

Zyra e Prokurimit e ministrisë që drejton Rrahmani, për lotin e 24 të tenderit për furnizim me barna të Listës Esenciale (LE) “Low Molecular Weigt Heparin – 2000IU-6000IU,04ml”, e ka shpallur si fitues të tenderit kompaninë “Liri Med”, e cila përfaqëson barnat e prodhueseve kinez, e cila kishte ofertuar me 1 milionë e 26 mijë euro, e ku çmimi ofruar për njësi ishte 3,83 euro.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ndërkaq, është vlerësuar si e papërgjegjshme kompania “Medical Group”, e cila përfaqëson barnat e prodhuesit amerikan “PFIZER”. Kjo e fundit në tenderin për furnizim me 268 mijë Heparina, kishte ofertuar me 399 mijë e 320 euro, apo me çmim prej 1,49 euro për njësi.

Në njoftimin dërguar nga ministria e Shëndetësisë thuhet se Operatori Ekonomik “Medical Group” për lotin 24 nuk e ka në Autorizimin për Marketing, që dozat e produkteve të ofruara të jenë në përputhje të plotë si në Dosje të tenderit.

“Është kërkuar doza 2000-6000IU/0.4 ML, ndërsa është ofruar 2000IU/0.2ml”thuhet në njoftim për eliminim që ministria e Shëndetësisë i ka dërguar kompanisë “Medical Group” .

MSH: Tenderi nuk ka përfunduar

Por, ndonëse ministria ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës në ueb faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), por kontrata mes ministrisë dhe kompanive të rekomanduara nuk është nënshkruar ende për shkak të ankesave që kompanitë e pakënaqura kanë dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Gazeta “Zëri” për këtë çështje iu ka dërguar pyetje ministrisë së Shëndetësisë, por këta nuk kanë pranuar të flasin rreth çështjes në fjalë.

“Lënda nga tenderi për furnizim me Heparin nuk ka përfunduar ende, me që e njëjta është për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Pas shpalljes së vendimit nga ky organ, mund të ju sigurohet qasje në dosjen e tenderit, sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike”shkruan përmes postës elektronike drejtori i zyrës për Informim në këtë ministri Faik Hoti.

Po ashtu, pyetjeve të gazetës nuk iu janë përgjigjur as përfaqësuesit e kompanisë së rekomanduar për kontratë “Liri Med”. Të hënën gazeta iu ka dërguar pyetje në adresën elektronike të kompanisë në  fjalë, por deri më tash nga ta nuk ka marrë përgjigje.

Por, në anën tjetër përfaqësues të kompanisë “Medical Group” që janë cilësuar si të papërgjegjshëm kanë dyshimet e tyre për kurdisje të tenderi për shkak të çmimit shumë më të lartë të kompanisë së rekomanduar për kontratë

108% më shtrenjtë se në tenderët e kaluar

Përfaqësues të kompanisë “Medical Group” në ankesën të cilën e kanë dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) thonë se deri më tash Heparina nuk është paguar asnjëherë më shtrenjtë.

“Produkti në lotin 24 nga Lista Esenciale asnjëherë nuk është paguar më shtrenjtë se sa është rekomanduar për këtë aktivitet ‘Liri Med’. Çmimi për njësi i ofertës së ‘Liri Med’ rekomanduar për kontratë për këtë aktivitet tenderues është 3,83 euro për njësi. Në anën tjetër nëse shikohet se sa është blerë i njëjti produkt në vitet paraprake del se çmimi i këtij produkti ka qenë 1,84 euro. Kjo sipas statistikave të vetë MSH-së, analiza e produkteve të listës esenciale. Andaj në krahasim me vitet paraprake kemi një shtrenjtim prej 108 %”thuhet në ankesën e kompanisë drejtuar në OSHP e të cilën e ka siguruar “Zëri”.

Aty me tej thyhet se ministria e Shëndetësisë pa të drejtë eliminon si të papërgjegjshme ofertën e “Medical Group” e cila sipas autorizimit ka përfaqësuar kompaninë farmaceutike liderë dhe më serioze në botë, kompaninë Amerikane “PFIZER”, dhe shpërblen operatorin Ekonomik “Liri Med”, i cili sipas autorizimit ka përfaqësuar kompaninë Kineze shumë më të shtrenjtë, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës saktë për 627 mijë euro.  “Doza e ofertuar me ‘2500 IU’, sikurse dëshmohet me Autorizim Marketing, është në tersi me përputhje me dosjen e tenderit. Kjo përkundër se në letrën standarde për tenderuesin e eliminuar MSH-ja tregon se fare nuk e ka analizuar ofertën e ‘Medical Group’, pasi vlerëson se ka dorëzuar tender me dozë ‘2000 IU’. Kjo tregon se Autorizim Marketingu i ‘Medical Group’ nuk është analizuar dhe vlerësua fare”, thuhet në ankesën që kompania ankuese e ka dorëzuar në OSHP.

“Medical Group”: Volumi i pa rëndësishëm

Aty më tutje thuhet se volumi në të cilin është dispersuar doza, 0.2 dhe 0.4 ml është kriter tërësisht i parëndësishëm as nga aspekti teknik dhe as nga aspektin klinik mjekësor.

“Duke filluar nga 2000IU njëri deri në deri në 6000IU njësi janë në përputhje të plotë me dosjen e tenderit. Andaj ofertat e OE të dorëzuar me doza brenda këtyre njësive 2000 IU deri në 6000 IU janë të përgjegjshme”thuhet më tutje në ankesë. Përfaqësues të kompanisë “Medical Group” në ankesën e tyre pretendojnë se volumi në të cilin është dispresuar doza është tërësisht i parëndësishëm dhe nga aspekti mjekësor dhe nga aspekti klinik. “Si ilustrim nëse merren dy doza 2500 IU dhe atë njëra me volum 0,2ml dhe tjetra me volum 0,4ml, në të dy produktet gjithmonë do ti kesh 2500 IU dhe asnjëherë efekti klinik i këtyre 2500 IU nuk do të ndryshoj pa marrë parasysh volumin 0,2 ose 0,4 ml. Sa më i vogël volumi në dozë të njëjtë gjithmonë rekomandohet më tepër nga klinicistët për shkak të efekteve anësore që volumi madh i ka gjatë administrimit”thuhet më tutje në ankesë.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Veseli bën iftar me qindra miq të tij në Gjilan (Foto)

Next Post

Ja renditja e partive për zgjedhjet e 25 qershorit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ja renditja e partive për zgjedhjet e 25 qershorit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.