Pamjet skandaloze në Tetovë, janë vërejtur sot në orët e pasditës, kur një maqedonase nacionaliste është kapur mat duke shkruajtur grafite raciste kundër shqiptarëve.
Personi që ka fotografuar ngjarjen skandaloze ka dërguar fotografitë në redaksinë e portalit TetovaSot.
Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas maqedonase, por në fotografitë e mëposhtme ajo shihet duke shkruajtur grafitet raciste: Nikad shiptari, Serbija vasha”.
Në Maqedoni ky fenomen i fyerjeve me fjalë raciste për shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent, por deri tani askush nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi dhe nuk është zbuluar asnjë fajtorë.
Vlen të theksohet se në vitin 2012 aktivistët e organizatës “Illyricum Libertas” për vizatimin e hartës së Shqipërisë etnike në hyrje të Tetovës, u dënuan me nga 1 vite burg. Të cilët u akuzuan për nxitje të mosdurimit etnik dhe racor në shoqëri.
Policia duhet të intervenojë urgjentisht dhe fajtoren e grafiteve raciste të nxjerr para drejtësisë.















