Mësuesja serbe L.D. (45), e cila në Shkollën Fillore “Dragan Lukiq” në Beograd u ka dërguar fotografi erotike nxënësve të saj, thotë kolegia e saj.
“Fotografitë në të cilat ajo është tërësisht e zhveshur ua ka dërguar nxënësve minor, janë zbuluar kur dikush në profilin e saj në Facebook ka shkruar: Kjo s’duhet krejtësisht e zhveshur, kështu që presim fotografi tjera”, ka thënë kolegia e saj për mediat serbe.
Drejtori i kësaj shkolle ka konfirmuar se kundër mësues L.D. tashmë janë bërë ankesa.
“Kemi pranuar letra nga nënat e nxënësve të klasës së gjashtë, pasi që kanë dëgjuar se mësuesja u ka dërguar fotografi atyre. Mësuesja thotë se nuk u ka dërguar foto nxënësve, por një personi tjetër që nuk ka lidhje me shkollën. Ajo është shumë ambicioze dhe punën e kryen mirë. Ajo është grua e ndarë nga burrë dhe nënë e dy fëmijëve”, ka thënë drejtori.
















