Një skandal ka përfshirë dy ish komuna në Dibër. Përkatësisht, në njësinë administrative Maqellarë dhe Sllovë, punonjësit e Postës kanë vjedhur paratë e pensioneve dhe invaliditetit duke lënë pa pagesë qindra familje.
Denoncimin e ka bërë në Kuvend deputeti demokrat i Dibrës, Sherefedin Shehu. Sipas tij, skandali nuk ka të ndalur këtu pasi kjo vjedhje nuk është denoncuar ende për shkak të presioneve nga ana e drejtuesve të Postës. Konkretisht, në Maqellarë punonjësi Skerdilajd Hoxha ka vjedhur 80 milionë lekë të vjetra dhe është larguar drejt SHBA-ve tashmë prej 1 javë.
Në Sllavë punonjësi tjetër pëllumb Çorja ka vjedhur 20 milionë lekë të vjetra të pensioneve dhe familjeve në nevojë por që ende nuk është denoncuar kjo edhe për faktin se ai është kunati i drejtoreshës së postës, Zana Çorja.
Pavarësisht se familjet e pensionistëve, atyre në nevojë dhe të invaliditetit nuk kanë marrë ende pagesën prej disa muajsh, ende nuk ka asnjë denoncim nga ana e Postës apo Policisë së shtetit duke tentuar që ta mbajnë fshehur.















