Një rrjedhje masive e të dhënave nga një prej bankat private më të mëdha në botë, Credit Suisse, ka ekspozuar pasurinë e fshehur të nje sërë politikanësh, zyrtarësh dhe kriminelësh të akuzuar për tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.
Llogaritë e 30 mijë klientëve të Credit Suisee në të gjithë botën gjenden të publikuara, duke demaskuar qindra zyrtarë në Europën Lindore sipas The Guardian.
Në hartën e publikuar nga prestigjozja britanike shihen edhe disa llogari në vendin tonë, por kjo mbetet për t’u konfimuar. Po ashtu mbetet për t’u konfirmuar edhe shumat e llogarive dhe emrat e zyrtarëve që mund te kenë fshehur pasuritë në këtë bankë.
The Guardian është pjesë e një konsorciumi të organeve mediatike që kanë akses ekskluziv në të dhënat.
Credit Suisse eshtë akuzuar vazhdimisht për lidhje me klientët e dyshimtë dhe fondet e paligjshme.
Llogaritë e publikuara përfshijnë një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës dhe politikanë të korruptuar nga Egjipti deri në Ukrainë.
Të dhënat bankare u zbuluan nga një burim anonim në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung. “Unë besoj se ligjet zvicerane të sekretit bankar janë imorale,” tha burimi në një deklaratë. “Preteksti i mbrojtjes së privatësisë financiare është thjesht një justifikim që mbulon rolin e turpshëm të bankave zvicerane si bashkëpunëtorë të kriminelëve.



















