Sipas tyre PDK-ja dhe LDK-ja do të duhej që para se ta formonin koalicionin me Listën Serbe të merren vesh që edhe serbët ta mbështesin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.
Qeveria e Kosovës në planprogamin legjislativ të këtij viti ka paraparë që çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të trajtohet në fund të muajit nëntor, megjithatë kjo vështirë se do të ndodhë pasi Lista Serbe tash e një kohë është duke e bojkotuar punën e Kuvendit.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit ka thënë se Lista Serbe është duke zhvilluar konsultime të brendshme dhe se Zyra e kryeministrit është duke pritur që të bisedojnë me këtë subjekt, kur ata të jenë të gatshëm.
“Nga Lista Serbe na thuhet se ende zhvillojnë konsultime të brendshme dhe ne presim të na njoftojnë kur janë gati të bisedojmë”, ka deklaruar Gecaj.






















